Një 21-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër pas një incidenti të rëndë, ku ai përplasi dy të mitur që lëviznin me motor. Të dy 14-vjeçarët u dërguan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas burimeve, njëri prej tyre ka nisur procedimin në gjendje të lirë. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. P., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur motomjetin me drejtues dhe pasagjer, dy 14-vjeçarë, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, për 14-vjeçarin që drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi”, thuhet në njoftimin e policisë.


