Një 52-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë, pasi akuzohet se ka përplasur për vdekje një person.
Aksidenti në fjalë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 07:00, në aksin rrugor “Kavajë-Durrës”, ku 52-vjeçari ka përplasur me kamion një 58-vjeçar. Viktima kishte ndaluar në rrugë pasi automjeti i tij ishte përplasur me një tjetër makinë, kur fatmirësisht kishte shpëtuar pa lëndime. Megjithatë, ai nuk mundi dot t’i mbijetonte përplasjes nga kamioni dhe ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. V., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi dje, rreth orës 07:00, në aksin rrugor “Kavajë-Durrës”, me kamionin që drejtonte, ka përplasur shtetasin A. Ç., 58 vjeç, banues në Berat, i cili kishte ndaluar në rrugë pasi automjeti i tij ishte përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi A. Ç. ka humbur jetën në spital.