Gjykata ka rrëzuar kërkesën e producentit Petri Bozo për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” me atë të “detyrimit për paraqitje”.

Gjatë seancës Bozo kishte paraqitur disa ftesa, përmes të cilave argumentonte se duhej të ishte i pranishëm në eventin “Miss Globe” në Tajlandë, që zhvillohet nga data 24 tetor deri më 6 nëntor.

Megjithatë, gjyqtarja e Elbasanit, Suela Lika, ka vlerësuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për ndryshimin e masës së sigurisë.

Për rrjedhojë, kërkesa e producentit është rrëzuar dhe Petri Bozo do të vijojë të qëndrojë në masën e “arrestit në shtëpi”.