24-vjeçari F.Xh është arrestuar nga autoritetet policore, pasi ditën e djeshme goditi me makinë vajzën 2-vjeçare ku si pasojë kjo e fundit humbi jetën.

Aksidenti tragjik ndodhi në Rrogozhinë.

Sipas burimeve, 24-vjeçarit i është i komunikuar arrestimi ditën e sotme.

Ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku automjeti me drejtues shtetasin F. Xh., 24 vjeç, ka goditur një 2-vjeçare, e cila si pasojë ka humbur jetën, informojmë se:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 24-vjeçarin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.