Policia e Shtetit në Fier ka shpallur në kërkim një 29-vjeçar, i dyshuar për përplasje të qëllimshme me automjet ndaj një çifti bashkëshortësh.

Sipas të dhënave zyrtare, në kërkim është shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier. Ai akuzohet se ka përplasur me mjetin e tij shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, E. N. (M), 35 vjeçe.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm mes palëve.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e të riut, ndërsa materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.