Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka komentuar incidentin e ndodhur në Vorë mes sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe disa qytetarëve. Ai tha se situata është raportuar nga anëtarët e KZAZ-së, por nuk di të thotë mbi çfarë baze ka nisur konflikti.
Celibashi theksoi se do të ishte shumë më e dobishme që përfaqësuesit politikë të adresojnë çdo keqkuptim apo shqetësim pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke qëndruar larg qendrave të votimit për të shmangur tensionet.
Celibashi: E raportuan edhe anëtarët e KZAZ këtë situatë nuk di të them se mbi c bazë ka ndodhur ai konflikt, është më me shumë dobi…e kuptoj gjithë shqetësimin që një objekt të ketë në momente të caktuara..më me dobi që përfaqësuesit politikë ti adresojnë në KQZ keqkuptimet. Sa më larg qendrave të votimit.
