Policia ka vënë në pranga 2 persona lidhur me përplasjen e ndodhur dje në Mamurras, ku një person u vra me armë zjarri, ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur rënë.
Ditën e sotme janë arrestuar shtetasit Dorian Mamli dhe Taulant Berberi dhe u shpallën në kërkim Gentian Elezi (Tafa), Tom Mamli dhe Paulin Mamli, ndërkohë që ditën e djeshme u arrestua Enrik Memli, 28 vjeç.
Nga përplasja e armatosur ditën e djeshme në Mamurras humbi jetën Naim Tafa, dhe u plagosën Arjan Tafa, Idriz Tafa, Besim Gjetani dhe Altin Çoku
24 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)