Gjykata Kushtetuese ka pranuar për shqyrtim çështjen që lidhet me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Vendimi është marrë më 21 tetor 2026. Gjykata Kushtetuese ka vendosur që çështja të kalojë në seancë plenare dhe të shqyrtohet mbi bazën e dokumenteve të paraqitura nga palët.
Në Kushtetuese janë drejtuar shoqëria “Vlora Internacional Aeroport-VIA” sh.p.k. dhe shoqëria “2 A Group”. Ato kërkojnë shfuqizimin e një vendimi të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, të datës 26 maj 2026, me pretendimin se është i papajtueshëm me Kushtetutën.
Gjithashtu, kërkohet që çështja të rikthehet për rigjykim në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë.

Top Channel