Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Vlorë, ku mbeti i vdekur një 17-vjeçar.
Një automjet tip “Porcshe” ka përplasur Leandro Shametaj teksa ishte duke kaluar në rrugë. Shoferi dyshohet se ka qenë me shpejtësi dhe i dehur.
Ndërkohë familjarët të cilët ndodhen në spital, shprehen të revoltuar pasi, sipas tyre, nuk po marrin asnjë përgjigje nga autoritetet, ndërsa trupi i të ndjerit po mbahet për autopsi.
Në spitalin e Vlorës është krijuar një situatë alarmante për shkak të vonesës së mjekut ligjor, i cili prej më shumë se 7 orësh pasi është njoftuar, ende nuk ka mbërritur për të kryer autopsinë.
Situata është shqetësuese, pasi vonesa po zgjat ndjeshëm dhe po shkakton tension mes familjarëve.

