Një 8-vjeçar është aksidentuar ditën e djeshme në Peqin nga një akinë, ku edhe nga ky aksident i mituri ka gjetur vdekjen. Një grup qytetarësh ka protestuar këtë të premte në Pajovë të Peqinit, pas tragjedisë që i mori jetën një 8-vjeçari në një aksident rrugor. Protestuesit kanë kërkuar masa urgjente nga autoritetet për të parandaluar aksidente të tjera në këtë zonë, duke theksuar shqetësimin për sigurinë rrugore.
Ata mbanin në duar parulla si “Mbroni jetën e fëmijëve”, “Kufizues bordure në rrugë”, “Na siguroni jetën”, dhe “Të merren masa për kufizimin e shpejtësisë”. Fotografia e fëmijës që humbi jetën në aksident ishte shfaqur gjatë protestës, duke i bërë thirrje autoriteteve të ndërmarrin hapa konkretë për përmirësimin e kushteve të sigurisë në rrugë. Gjithashtu janë bërë publike edhe pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin e aksidentit tragjik.

