Të enjten, më 12 mars, Kuvendi i Shqipërisë pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Sipas rendit të ditës, kjo pikë do të shqyrtohet e para, menjëherë pas nisjes së seancës plenare në ora 10:00.
Ndërkohë, Partia Demokratike ka njoftuar se protesta e radhës kombëtare do të mbahet po në të njëjtën datë, me thirrjen e kryedemokratit Sali Berisha për mbështetësit që të mblidhen përpara Kuvendit. Ora e protestës është vendosur në 10:00, duke përplasur kohën me nisjen e seancës plenare.
Ky ndryshim i orarit krahasuar me protestat e mëparshme, të cilat zakonisht zhvilloheshin në pasditë, ka në fokus pikërisht votimin për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

