Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë para Kryeministrisë vijojnë, ndërsa efektivët kanë përdorur spraj lotsjellës dhe spraj me piper për të shpërndarë turmën.

Në zonë ka ndërhyrë edhe autoboti me ujë, ndërsa raportohet se disa protestues janë shoqëruar nga policia.

Gjatë tensioneve, një i ri është rrezikuar të shoqërohet nga efektivët, por bashkëmoshatarët e tij kanë ndërhyrë për ta penguar largimin e tij nga policia.