Një situatë e tensionuar është regjistruar pak çaste më parë në zonën e Urës së Bllokut, ku protestuesit janë përplasur me forcat e policisë.

Gjatë përplasjes, dhjetëra automjete policie janë goditur me gurë nga protestuesit. Efektivët kanë tentuar të shpërndajnë turmën, por nuk kanë arritur t’i zmbrapsin protestuesit.

Nga ana tjetër, edhe punonjësit e policisë kanë hedhur gurë në drejtim të turmës, përpara se të tërhiqeshin nga zona.

Situata është raportuar drejtpërdrejt nga gazetarja e Top News, Kleida Muka, e cila ndodhet në vendin ku po zhvillohen përplasjet.