Përplasjet që po zhvilloheshin jashtë ambienteve të Kuvendit janë zhvendosur edhe brenda sallës, ku po zhvillohet seanca plenare.
Mësohet se brenda Kuvendit kanë arritur të futen Jorida Tabaku, Albvana Vokshi, Oerd Bylykbashi dhe Ferdinand Xhaferri, të cilët kanë nisur debat me socialistët. Kjo ka bërë që Garda të rrethojë dhe foltoren.
Ndërkohë deputetët e përjashtuar nga Kuvendi vijojnë përplasjet me Gardën jashtë ambienteve të godinës. Pasi nuk u lejuan të futen brenda u ulën këmbëkryq në hyrje të institucionit.




