Tensione janë regjistruar në rrugën e Elbasanit, ku protestuesit e opozitës po tentojnë të shkojnë drejt godinës së Parlamentit. Forcat e rendit kanë ndërhyrë për të ndaluar marshimin e protestuesve, duke u përplasur me ta. Ashtu si në godinat e institucioneve të tjera, drejt parlamentit synohet të hidhen bomba molotv.
Në përpjekje për të çarë kordonin, një pjesë e protestuesve hodhën sende të forta dhe më pas bomba molotov në drejtim të forcave të rendit dhe autoboteve me ujë. Ndërkohë nga ana e policisë është hedhur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.




