Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është pyetur nga gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendi i Shqipërisë lidhur me deklaratën e disa ditëve më parë të deputetes Elisa Spiropali, e cila kishte folur për nevojën e një “marrëveshjeje të re për Shqipërinë” në kontekstin e protestave qytetare.

Balla është shprehur se nuk i ndjek postimet e të gjithë deputetëve të Partisë Socialiste në rrjetet sociale, por theksoi se çdo shqetësim duhet të diskutohet brenda mbledhjeve zyrtare të grupit parlamentar.

“Unë nuk ndjek postimet e të gjithë deputetëve apo anëtarëve të Partisë Socialiste, por se jam kryetar grupi, kushdo që ka një shqetësim, sapo e kam zhvilluar sot në mëngjes si mbledhje grupi. Sot nuk ishte fare. Kështu që kur të vijë të ma thotë aty, do ta dëgjoj me vëmendje dhe menjëherë pasi ta dëgjoj do të vij dhe këtu para jush t’ju sqaroj dhe ju, se kjo është detyra ime”, tha Balla.