Tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë përsëritur edhe këtë të martë para Kryeministrisë, pas përplasjeve të regjistruara një ditë më parë.

Situata është tensionuar në Bulevard, pasi protestuesit kanë tentuar të qëndrojnë përpara godinës së Kryeministrisë, por janë penguar nga efektivët e policisë, të cilët i kanë zhvendosur drejt trotuarit pranë Kryesisë së Kuvendit.

Gjatë përplasjes, policia ka tentuar të shoqërojë një prej protestuesve, por disa qytetarë kanë ndërhyrë për të penguar efektivët që ta merrnin atë.