Në Shkodër, Komisariati i Policisë ka referuar materiale në Prokurori dhe ka nisur një procedim penal ndaj një 15-vjeçari, i cili dyshohet se ka kanosur një 13-vjeçar duke përdorur një mjet prerës (thikë) për motive të dobëta.

Mjeti i përdorur është sekuestruar nga autoritetet në cilësinë e provës materiale. Rasti është duke u trajtuar nga Prokuroria për veprime të mëtejshme ligjore.