Një fragment i publikuar nga dosja e SPAK për operacionin “Ura” hedh dritë mbi tensionet dhe përçarjet brenda grupit të trafikut Shqipëri-Itali.
Në një bisedë të përgjuar mes Pirro Çapit (i njohur edhe si Spiro) dhe Ervis Detit, duket se ka pakënaqësi dhe mosbesim të fortë ndaj Orges Mollës, një tjetër i dyshuar i rëndësishëm në rrjet.
Pjesë nga dosja
Pirro Çapi (Spiro) – he shok, alo…
Ervis Deti- o bosi…
Pirro Çapi-he
Ervis Deti: un me verte kam bo gabime e burr…po nuk jam kaq i pabes a kupton…
Pirro Çapi: u zhgenjeva shum sot… u zhgenjeva, po do te them me shum sot…
Ervis Deti: U zhgenjeve ke Gesi?…ma mir, un ktu te lagja jam e burr, ti ke Gesi je zhgenjy per gjona tjera jo prej meje…
Pirro Çapi: amon e burr, pac nerin…hajde hajd se posht jam ke shpia im, hajd pi…hajd pi nji teke raki…
Ervis Deti: Ke ty vi un se ti je kapo modh he me rop shpie he…