Seanca e sotme parlamentare u tensionua pas debateve të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës lidhur me kërkesën për miratimin e një rezolute për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.
Fatmir Mediu, reagoi ashpër ndaj kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke refuzuar çdo ide që diskutimi për Kosovën të kalojë përmes miratimit të mazhorancës.
“Duhet të flitet patjetër për gjenocidin serb në Kosovë. Do jem aty ku është Kosova, nuk të marr leje ty, Taulant Balla, për të folur. As e ke ditur, as e di ku është Kosova,” deklaroi Mediu nga foltorja.
Replikat nuk munguan as nga Balla, i cili iu përgjigj me tone të ashpra:
“Meqë po bëni kronologji për Kosovën, më kujtohet që vetëm 28 ditë pas shpalljes së pavarësisë së saj, ju hodhët në erë Gërdecin, të dy.”