Ka nisur me debate seanca e sotme plenare, teksa deputeti Agron Sehaj, është përplasur me kryeparlamentarin Niko Peleshi.
Shehaj i bëri thirrje Kuvendit që të bëjë publike dosjen për çështjen e Belinda Ballukut. Ai pohoi nga Kuvendi se mazhoranca po mbron të korruptuarit, ndërsa kërkoi që të vihet në dispozicion dosja në fjalë. Nga ana tjetër, Peleshi u përgjigj se është kërkesë e prokurorit të SPAK, që ka nën hetim këtë çështje, që provat e dosjet të mos bëhen publike.
“Kemi një muaj që keni marrë dosjen e Ballukut dhe nuk na e keni dërguar. Ajo dosje në këtë Kuvend thuajse nuk ekziston. Po mbroni një të korruptuar, po mbroni me postin tuaj korrupsioni. Kjo është e pa pranueshme. Kërkojmë që sa më shpejt të vihet në dispozicion dosja, jo si nder por sepse na takon. Ndryshe do t’i drejtohemi GJK dhe turpi do mbetet mbiu ju. Jeni i vetmi kryetar Kuvendi që keni fshehur dosje të këtij kalibri. Shqiptarët duhet të dinë si dhe me kë ka vjedhur Belinda Balluku. Cilat janë përgjegjësitë e Ballukut, qeverisë apo edhe opozitës nëse ka.”– tha Shehaj.


