Ligji mbi gjininë ka ngritur debate të shumta edhe në ‘Top Story’, ku të ftuarit janë përplasur mbi atë çfarë përmban realisht ligji dhe se çfarë ndikimi do të ketë ai në shoqëri.
Për disa prej tyre votimi në parlament nuk ishte i duhuri pasi për ta është shoqëria ajo që vendos për çështjen e gjinisë. Ndërkohë përplasja e të ftuarve kishte të bënte edhe me ndikimin ne vetë shoqëri të këtij ligji dhe sidomos te fëmijët.
Debati në “Top Story”:
Amber Candy: Ky ligj nuk ka lidhje me gjendjen civile. Gruaja mos të jetë më e nënshtruar si gjithmonë. Se si ndihesh ti në jetën tendë është punë për ty.
Zhaklin Lekatari: Përkatësi e shumëfishtë ka të bëjë me mënyrat e ndryshme se si diskriminohesh, por në këtë rast nuk do më quhen 2 diskriminime. Ligji është për të gjithë.
Amber Candy: Unë jam rritur dhe kam jetuar me idenë që që kam qenë një femër.
Murat Basha: Jo ta imponosh me projekte dhe mashtrime.
Amber Candy: Kjo është lindur dhe nuk jeton dot ndryshe. Kam hasur edhe persona që ju kanë pëlqyer edhe meshkujt edhe femrat. Nuk i kam diskriminyuar por nuk më kanë pëlqyer. Në këtë rast dëmton edhe burrin edhe gruan.
Murat Basha: Këto janë perversitete. Jam kundër. Shoqëria është ndërtuar mbi një themel moral. Shoqëria moderne po prevalon që të drejtën njerëzore ta fusi në ligj. Efektet negative. Këtu nuk vendos parlamente, por ta hedhim në referendum.
Zhaklin Lekatari: Është kundër kushtetutës referendumi për të drejtat e njeriut. Ne mund të bashkëpunojmë dhe të qëndrojmë së bashku në një shoqëri.
Amber Candy: Është frikë se mendojnë që ne do fusim fëmijët në komunitetin LGBT.
Murat Basha: Sot për sot jeni një pakicë, nuk mund të infektohen fëmijët e vegjël me këto perversitet. Nuk shkon liria me perveristet se shkatërrohet familja dhe ky vend.
Fitim Zekthi: Nuk ka gen përgjegjës. Ju jeni më rregull. Këto janë debate militante. A di të dëgjosh? Ky është debat me dy kolona. Disa mendojnë që ka esencë njeriu sida që jo. Unë mendoj që po, ka biologji dhe anën materiale. Për mu ka edhe shpirt edhe mendje. Për këta është vetëm ndërgjegje që bëjnë çdo gjë me trupin. Shoqëritë i kanë zgjidh këto gjëra jo duke ia kaluar parlamentit. Ligji është detyrues për të gjithë. Nesër hapet dera, veç 2 gjinive mund të ketë edhe transgjender. Duke u hapur kjo derë, janë 72 variante, martesa mes 2 gjinive apo adoptimi i fëmijëve. E gjitha kjo gjë që e mendon njeriu pa esencë do çojë te politika që do i ndryshojë njerëzit.
Zhaklin Lekatari: Amberi është shembulli perfekt i kësaj që sapo shpjegove.


