Takimi i kryeministrit Edi Rama me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është shoqëruar me protesta para godinës së Kryeministrisë.

Një grup protestuesish janë mbledhur në zonën përpara Kryeministrisë, ndërsa forca të shumta policie janë angazhuar për të mbajtur turmën nën kontroll dhe për të garantuar zhvillimin e takimit.

Situata është tensionuar në disa momente, teksa efektivët kanë ndërhyrë për të ndalur avancimin e protestuesve drejt Kryeministrisë.

Ndërkohë, vetëm rreth 500 metra më tej, Ursula von der Leyen është pritur zyrtarisht nga kryeministri Edi Rama, në kuadër të vizitës së saj në Tiranë.