Është tensionuar situata para Kuvendit, ku po zhvillohet një protestë paralelisht seancës palamentare.

Raportohet se në momentin që ministrja Albana koçiu po dilte nga Kuvendi me mjetin e tij, protestuesit kanë tentuar të bllokojnë rrugën. Policia ka ndërhyrë duke i shtyrë qytetarët dhe në këtë moment ka nisur përplasja fizike. Qytetarët iu janë drejtuar efektivëve me thirrjet “policia e krimit”, teksa kanë gjuajtur me vezë dhe shishe uji mjetin e ministres. Dalja e ligjvënësve nga Kuvendi vijon, ashtu si edhe tensionet. Më herët, qytetarët kanë qëlluar me vezë dhe makinat e deputetëve që janë parkuar pranë Parlamentit.