Përplasje të forta janë regjistruar pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve që janë afruar në bulevard. Nga ana tjetër, të rinjtë që marrin pjesë në protestë janë kundërpërgjigjur duke hedhur molotovë në drejtim të forcave të policisë.

Situata është tensionuar, ndërsa ndërhyrja e efektivëve për shpërndarjen e turmës vijon. Në protestë janë mbledhur një numër i lartë studentësh dhe qytetarësh, të cilët kërkojnë largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit dhe dorëheqjen e qeverisë së tij.