Nuk ka zgjatur shumë “paqja” mes protestuesve dhe policisë në zonën e rrugës së Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit.

Protestuesit kanë nisur të përplasen me uniformat blu, teksa i kanë goditur me gurë dhe mjete piroteknike.

Policia i është përgjigjur këtij sulmi me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.