Është përshkallëzuar drejt dhunës protesta që po zhvillohet ditën e sotme pranë Parlamentit. Gjatë një përplasjeje të ashpër mes protestuesvev dhe forcave të rendit në zonën e Pedonales, policia ka ndërhyrë duke shoqëruar një tjetër person.

Ky moment ka tensionuar dhe më tej situatën, pasi një pjesë e protestuesve u janë kundërvënë menjëherë forcave të policisë në tentativë për ta shkëputur qytetarin nga duart e efektivëve. Për të menaxhuar situatën dhe për të zmbrapsur turmën, efektivët e policisë janë përgjigjur sërish duke përdorur spraj dhe gaz lotsjellës, çka ka krijuar kaos dhe vështirësi në frymëmarrje te personat që ndodheshin në atë zonë.