Përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë u regjisruan paraditen e sotme përpara Parlamentit, teksa deputetët do të mblidhen në seancën e radhës parlamentare.

Disa pre protestuesve kanë goditur me vezë deputetët, çka ka bërë që policia të reagojë duke i shoqëruar në komisariat. Në të njëjtën kohë disa protestues çanë gardhin metalik dhe tentuan të hyjnë brenda Parlamentit, gjë që bëri që Policia të përdorte edhe spray lotsjellës.

Gjatë përplasjeve mbetën të plagosur 7 efektivë policie, pasi protestuesit qëlluan me gurë. Nga ana tjetër 5 qytetarë kanë marrë lëndime nga gazi lotsjellës e spray i hedhur nga policia. Po ashtu, policia ka shoqëruar 18 persona të cilët sulmuan me vezë makinat e deputetëve para parlamentit.