Edi Rama do të jetë kryeministri i Shqipërisë edhe për 4 vitet e ardhshme. 

Me më shumë se 740 mijë vota, shqiptarët zgjodhën Partinë Socialiste për drejtimin e vendit. 

Ashtu si kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama, u nis drejt sheshit Skënderbej për fjalimin e fitores. 

Nga selia e Partisë Socialiste, Rama u nis drejt sheshit me bashkëshorten e tij Linda Rama.