Një 15-vjeçar ndërroi jetë tragjikisht mbrëmjen e djeshme, pasi u aksidentua në aksin rrugor Sarandë-Kasmil.

15-vjeçari po udhëtonte me një 24-vjeçar me makinë, kur në një moment mjeti i tyre pëson defekt dhe ngec në rrugë. Ai doli nga makina dhe nisi ta shtynte, por u përplas nga një makinë tjetër, që drejtohej nga një 20-vjeçar.

I mituri dhe shoku i tij 24-vjeçar u dërguan të dy në spital në gjendje të rëndë, ku fatkeqsisht, 15-vjeçari ndërroi jetë. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe familja e tij, teksa gjyshi i të miturit ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale.

Postimi i gjyshit të viktimës:

PËRSE IKE KELUUUSH ?

Kelush pse ike kaq shpejt në qiell?

Ti për ne ishe i ngrohtë si Diell…

Përse o Zot na e bëre gjithë këtë gjëmë?

O dhimbje sa një planet e rëndë?!

Buzëqeshjen tënde, dheu si mund ta tresë?

Ike kelush i gjyshit, ike dhe na le pa shpresë,

S’do ti shohim më kaçurelat e tua mbi ballë,

Ti ishe bërë si div, ti ishe dy metër djalë!

Ooh, çna e shkule shpirtin i bukuri Kelush!

Digjemi nga dhimbja jote me shumë se prush!

Ç’qe që kjo gjëmë e zezë të ënjten në mbrëmje,

S’ka masë që mund ta masë të këtillë dhembje !

O Keli ne na u shemb qielli dhe malet mbi kokë

Që mbrëmë, lotët për ty i derdhëm me okë…

Çohu e thuaj një fjalë mama Jones e babit Altin.

Bëra shaka thuaju dhe hidhu në qafë me gëzim!

Përse o Zot, more Kelin pesëmbëdhjetë vjeçarë

Ai ishte rob i Zotit, ishte më i bukuri lastarë?

Oh sa ëndërra të bukura tu prenë, Kelush në mes

Që mbrëmë u mbyllën përgjithmonë sytë e tu të zes!

Smund ta besoj, që s’do vish te gjyshi në Ksamil.

Ti për ne ishe vetë pranvera, më i bukuri trëndafil..!

Kelush, që ke pak orë që s’je mesh, nuk dua ta besoj

Aromën tënde do ta ruaj në shpirt, deri sa të rroj!

Keli, Kelush… Keliiiiii!