Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla reagoi sërish në lidhje me kërkesën e opozitës për mocion me debat.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të Top Channel Muhamet Veliu, se përse mazhoranca nuk pranon pasjen e mocionit me debat, Balla tha se kërkesa nuk është në përputhje me rregulloren, dhe se do duhet ta risjellin sërish.
“Mendoj se duhet të lexoni procesverbalin e mbledhjes. Dua të garantoj se mazhoranca është e gatshme të pranojë dhe miratojë kërkesat e opozitës, bazuar në mekanizma parlamentare që i njihen Kuvendit, kërkova ta sjellin në përputhje me rregulloren”, tha Balla.
Top Channel