Pas mbarimit të fjalimit të Kryedemokratit Sali Berisha, situata është përshkallëzuar. Protestuesit kanë hedhur molotov dhe fishekzjarrë, duke mbuluar në tym kryeministrinë, por policia është përgjigjur menjëherë me gaz lotsejllës.
Si pasojë e gazit lotsjellës disa qytetarë kanë mbetur të plagosur dhe disa efektivë policie janë transportuar në spital, pasi u lënduan nga hedhja e molotovit.
