Protestuesit kanë hedhur sende në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa këta të fundit janë kundërpërgjigjur me ujë dhe spray lotsjellës për të shpërndarë turmën. Po ashtu, janë vërejtur dhe hehdje shashkash drejt policisë.
Ndërhyrja erdhi pasi një grup protestuesish u afruan pranë kordonit të policisë, duke shkaktuar përplasje dhe shtyrje me efektivët e rendit. Pas përdorimit të sprajit irritues dhe gazit lotsjellës, një pjesë e protestuesve u tërhoqën përkohësisht. Në vendngjarje vijon prania e shtuar e forcave të rendit, ndërsa situata mbetet e tensionuar pranë Kuvendit.
Në këto momente makinat e deputetëve dhe ministrave kanë dalë nga parlamenti.
