Edhe ditën e sotme kanë vijuar përplasjet mes banorëve të Thethit dhe policisë, në tentativë për të penguar prishjen e ndërtimeve pa leje.
Situata raportohet se është përshkallëzuar, pasi disa persona kanë gjuajtur me molotov fadromat e IKMT si dhe urën në lagjen “Gjelaj”.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme, teksa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorëve.