I pranishëm në ceremoninë e përurimit të shkollës “Kongresi i Lushnjës” ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Kryetari i Kuvendit vlerësoi transformimin që ka pësuar kjo shkollë falë Bashkisë së Tiranës.
“Shumë gjera kanë ndryshuar që atëherë, kjo ka qenë një shkollë 4 vjeçare, sot është një shkollë 9 vjeçare. Ka qenë një shkollë modeste, por përsëri një shkollë e jashtëzakonshme dhe sot është një shkollë mjaft moderne falë Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Arsimit. I falenderoj për këtë modernizim të jashtëzakonshëm që i kanë bërë shkollës Kongresi i Lushnjës ku ke ndjesinë që mund të jesh në një shkollë të nivelit më të lartë evropian”, tha Meta
Një falenderim të veçantë, Kryetari i Kuvendit shprehu për kryebashkiakun Veliaj për përkushtimin e veçantë të treguar ndaj këtij projekti.
“Dua të falënderoj lali Erin për kujdesin që tregoi për shkollën ‘Kongresi i Lushnjës’. Disa u mërzitën se e panë me duar bosh dhe kërkuan fiq, tani unë ju siguroi që po dolët me 10 do të vijnë dhe fiqtë këtu do vijmë dhe ne prapë këtu”, deklaroi Meta.
21 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)