MG_90151Është përuruar sot Odeoni i ri në selinë e Bektashinjve. Në ceremoninë e zhvilluar kanë marrë pjesë edhe  përfaqësues të lartë të politikës.  Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Ibrahima u uroi mirëseardhjen të ftuarve në selinë e shenjtë të Bektashizmit, duke bëre thirrje për bashkim të të gjithë spektrit në Shqipëri. Sipas tij edhe bekatshizimi do të luaj rolin e saj në të mirë të kombit.


“Muzgu që u zgjodh për të ardhur këtu, duke përqafuar këtë hekzagon e dyfishtë në kubenë e bronxtë, më çoi në mendje muzgun e dy jetëve mbi të cilat, në këtë moment  ja vlen të meditohet. Edhe bektashizmi do të luaje rolin e vet në të mirë të kombit, tha ai, duke falënderuar të gjithë kontribuuesit për rilindjen e bektashizmit pas rrëzimit të diktaturës. Baba Edmond Ibrahimi falënderoi në mënyrë të veçantë kryeministrin Edi Rama, pasi qeveria ka kontribuar në financimin e Odeonit të bektashizmit”, tha ai. Ndërkaq kryeministri  në fjalën e tij tha se arkitekti i vërtetë i kësaj mrekullie është i ndjeri dhe i pa harruari Haxhi Dede Reshat Bardhi.


“Faltorja dhe gjithë ansambli që kemi mirësinë që jemi këtu për ta përuruar sot, është në fakt simbolikisht përurimi i rilindjes së bektashizmit dhe përmbushja e jetës së një njeriu të madh e të ndjeshëm të Baba Reshatit, që ndjeu peshën e rrënimit dhe të përçmimit nga diktatura komuniste dhe këtu pa belbëzimet e para te ringjalljes. Kjo mrekulli është realizuar me vullnetin e një njeriu të zakonshëm e aq të shenjtë për të gjithë ne si Dedë Reshat Bardhi. Jam krenar në mbështetjen e qeverisë, pasi është një mbështetje për të gjithë bektashizmin dhe ne kemi qenë bashkudhëtare të përulur për të çuar amanetin e Dedë Reshat Bardhit dhe vlerat që përcjellë ku tempull”, tha Rama.


7 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)