Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me ndërprerjen e furnizimit të disa zonave në Tiranë, për rreth një orë.
Mësohet se nënstacioni “Traktora” në Tiranë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme dhe për arsye sigurisë, është ndërperë transmetimi i tensionit. Kjo bëri që Pallatet e firmës ‘Sigers’, zona pranë Teleferikut, rruga “Ram Sadria”, rruga “Kamber Shevroja” dhe rruga “Ukë Rama”, të mbeteshin pa energji për rreth një orë. Menjëherë u morën masat për shuarjen e flakëve ndërsa për objektet e rëndësisë së veçantë si spitalet, furnizimi me energji elektrike u krye përmes linjave alternative.
Grupet e avarisë së Tensionit të Lartë janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjitha zonat e mbetura pa tension, si pasojë e stakimit të energjisë.
Njoftimi i OSHEE:
Për shkak të flakës në kanalin e kabllove 20kV të një prej fiderave të NST Traktora, sot rreth orës 13.27, janë stakuar për masë sigurie çelësat 20kV të transformatorit duke lënë pa tension NST Traktora.
Menjëherë u morën masat për shuarjen e flakëve ndërsa për objektet e rëndësisë së veçantë si spitalet, furnizimi me energji elektrike u krye përmes linjave alternative.
Grupet e avarisë së Tensionit të Lartë janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjitha zonat e mbetura pa tension si pasojë e stakimit të energjisë.