Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, Qerimaj kishte një fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK në orën 11:15.

Ende nuk dihet arsyeja për të cilën peshëngritësi është thirrur në Prokurorinë e Posaçme dhe as çështja për të cilën do të pyetet.