Ka ndërruar jetë Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, e cila u plagos rëndë në zjarrin që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës, më 16 gusht. E reja pësoi djegie të rënda në rreth 85% të trupit dhe, pas trajtimit fillestar në Shqipëri, u transferua drejt Turqisë për të marrë mjekim të specializuar. Gjendja e saj vijoi të ishte kritike dhe fatkeqësisht e reja ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Ana jetonte së bashku me familjen në zonën e Shkozetit në Durrës, teksa në Vlorë kishte hskaur për pushime me disa miq.  Zjarri në hotelin “Brooklyn” shpërtheu në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit, duke plagosur gjashtë persona. Disa prej tyre u detyruan të largoheshin nga godina përmes ballkoneve për t’u shpëtuar flakëve. Ceremonia e lamtumirës së fundit për Ana Dyrmishin do të zhvillohet nesër, në orën 15:00, në Varrezat e Reja të Durrësit.