Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov është nisur me helikopter drejt Tiranës, pasi pësoi infarkt në Voskopojë.
Ambasadori nuk ka patur takim pune në qarkun e Korçës, por ka qenë me bashkëshorten e tij për të vizituar fshatin turistik.
Burime spitalore konfirmojnë se gjendja e ambasadorit është e qëndrueshme dhe fatmirësisht nuk paraqet rrezik për jetën. Edhe pamjet e momentit të transportimit tregojnë se ambasadori ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa mbetet nën kujdesin e mjekëve në kryeqytet.