
Një 64-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka pësuar arrest kardiak në plazhin e Durrësit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, ku viktimë është shtetasi Sh. Xh nga Patosi. Polica ka dhënë menjëherë informacionin e parë.
Autoambulanca ka marrë trupin e pajetë dhe vetëm pas kësaj është lejuar hyrja e pushuesve ditorë në ambientet e konvaleshencës së Ministrisë së Brendshme.
Aktualisht, në ambjentet e shtëpisë së pushimit të kësaj ministrie funksionon si njësi akomoduese për punonjësit e policisë dhe familjarët e tyre vetëm një nga godinat, pasi të tjerat janë dëmtuar nga tërmeti dhe do të rikonstruktohen.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 08.08.2020, rreth orës 10:20, në lagjen nr.13, Durrës, tek “Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Brendshme”, shtetasi Sh.Xh., 64 vjeç, banues në Patos, pasi ka dal nga uji nuk është ndjerë mirë dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.