Një problem teknik ka detyruar avionin e linjës Hamburg-Prishtinë të ulet në Beograd mesditën e sotme.
Në sqarimin që jep Aviacioni Civil i Kosovës, 155 pasagjerët kanë arritur në Prishtinë, të gjithë në gjendje të mirë. Avion i linjës Hamburg-Prishtinë devijoi udhëtimin për të zbritur në Beograd këtë të shtunë. Në të udhëtonin 155 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, të cilët kanë përjetuar frikë dhe panik deri në momentin që avioni shkeli në pistën e kryeqyetit serb.
Për ngjarjen, Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës thotë se avioni ka pasur një problem teknik, për të cilin u detyrua të bënte uljen emergjente.
Operatori ajror Eurowings ka zbritur në aeroportin Nikola Tesla, në orën 16:27 dhe menjëherë ka dërguar një aeroplan alternativ për të marrë udhëtaret e mbetur në aeroportin e Beogradit, dhe në ora 22:56 ky aeroplan ka fluturuar me udhëtarët e njëjtë për në qytetin e Këlnit në Gjermani, për t’u kthyer sërish të dielën paradite në Prishtinë.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, një avion ka pasur defekt dhe kanë bërë ulje emergjente dhe të sigurt në Norvegji, ndërsa dy të tjerë janë rrëzuar në Azerbajxhan dhe Korenë e Jugut.




