Prej më shumë se dy dekadash, murgeshat katolike kanë ndihmuar familje dhe persona në nevojë, duke u kthyer në një pikë referimi për jetën sociale dhe shpirtërore të zonës.

Mes emocioneve, Motër Adelina Marku u shpreh se dëshira e tyre është të vazhdojnë të qëndrojnë në Rubik, por sqaroi se vendimi për të ardhmen e misionit nuk varet prej tyre.

Paralelisht me mbrëmjen artistike, vijoi edhe mbledhja e firmave për peticionin që do t’u dërgohet autoriteteve të klerit katolik në Itali dhe Francë, me kërkesën që misioni i “Motrave të Dashurisë” në Rubik të mos mbyllet pas muajit shtator.