Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me pezullimin e afateve të paraburgimit.

Me vendimin e Apelit mbetet në fuqi qëndrimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të GJKKO-së, e cila kishte vendosur më herët për pezullimin e këtyre afateve ndaj Veliajt.

Pas vendimit, avokati i kryebashkiakut ka deklaruar se mbrojtja do ta çojë çështjen në Gjykatën e Lartë.

“Do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Seancat nuk janë shtyrë prej Veliajt”, u shpreh avokati.