Gjykata Kushtetuese nuk do të këtë sot një vendim për Belinda Ballukun, në lidhje me kërkesën e bërë nga qeveria, për të shfuqizuar vendimin e GJKKO që e pezulloi atë nga detyra.
Mësohet se Kolegji i Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet javën e ardhshme, konkretisht me 2 dhjetor për të shqyrtuar kërkesën e qeverisë.
“Kolegji u mblodh ditën e sotme sipas planifikimit. Me kërkesë të gjyqtares Marsida Xhaferllari, e cila kishte marrë njoftim për aktet pasditen e datës 26.11.2025 dhe në përputhje me nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore, i cili parashikon se gjyqtarët duhet të kenë në dispozicion kërkesën dhe aktet e kërkesës të paktën dy ditë përpara mbledhjes së Kolegjit, u caktua që shqyrtimi i çështjes do të bëhet nga Kolegji ditën e parë të punës, pas festave zyrtare të nëntorit, konkretisht në datën 02.12.2025”-, tha Gjykata Kushtetuese në një njoftim zyrtar.
Këshilli i Ministrave ankimoi vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë, me argumentin se ndërhyn drejtpërdrejt në kompetenca e 3 organeve të shtetit, kryeministrit; Presidentit dhe Kuvendit. Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit.




