Të enjten, Gjykata Kushtetuese do të mbajë një mbledhje për të shqyrtuar kërkesën e Qeverisë shqiptare kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila urdhëroi pezullimin e Belinda Ballukut, nga detyra.

Në këtë mbledhje, gjyqtarët e Kushtetueses do të vendosin nëse do të pranojnë kërkesën e qeverisë për të pezulluar masën e vendosur nga Gjykata e Posaçme.

Në varësi të vendimit të Kushtetueses, mund të vendoset për këmbënguljen në masën e pezullimit të Ballukut, ose rrëzimin e saj.