kata Kushtetuese është mbledhur sot në seancë paraprake për të shqyrtuar ankimin e qeverisë lidhur me pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Sot pritet një vendim nëse ankimi i qeverisë do të kalojë për shqyrtim në seancë plenare.
Po ashtu, mund të merret edhe një vendim për kërkesën e qeverisë për pezullimin të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) deri në shqyrtimin përfundimtar të kërkesës.
