Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit në Tiranë.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha e cilësoi vendimin si “një akt me rëndësi të madhe”, që, sipas tij, konfirmon se procesi zgjedhor ishte vënë në pikëpyetje.
Sali Berisha: Besoj se të gjitha partisë do të rikonfimojnë Florian Binaj, siç jeni në dijeni u prit me shumë pëlqim dhe kënaqësi nga qytetarët e Tiranë.
Sot Gjykata Kushtetuese mori një vendim që unë e përshëndes, si një akt të një rëndësie të madhe të mbrojtjes kushtetuese. Në mbrojtje të kushtuetshmërisë së rendit. Përshëndes vendimin unanim të gjykatësve të cilët mbrojtën kushtetueshmërinë dhe kushtetutën nga armiqtë e tyre për të mos thënë një fjalë tjetër, nga horrat e shtetit