Mbahet sot në Gjykatën Kushtetuese seancë në lidhje me masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku, “pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”, vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme.

Seanca nis në orën 10:00 dhe mbahet pas ankimimit të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendon se me vendimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër.

Mësohet se SPAK do të përfaqësohet në Kushtetuese nga dy prokuroreë e çështjes Dritan Prenci dhe Dorina Bejko.