Porti i Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për anijet vogla dhe ata të peshkimit. Për shkak të reshjeve të shut dhe erës së fortë deti është i trazuar dhe me dallgë dhe për të parandaluar tragjedinë është pezulluar lundrimi. Moti i keq ka përfshirë vendin ditët e fundit dhe si pasojë disa prej qyteteve po marrin masa pë parandalim të ndonjëfatkeqësie natyrore.

Më tëj bëhet me dije nga një postim i Bashkisë Lezhë në facebook se mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri mesditën e së shtunës. Më tej në njoftim kanë bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes gjatë lëvizjes dhe të raportojnë çdo problematikë pranë shërbimeve përkatëse.

“Bashkia Lezhë ju informon  se gjatë ditës së sotme dhe nesër priten reshje shiu me intensitet mesatar deri në të lartë, të cilat mund të shoqërohen me rrezik përmbytjesh në disa zona. Strukturat e Bashkisë Lezhë janë në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme.

Qytetarët këshillohen: Të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve. Të raportojnë çdo problematikë pranë shërbimeve përkatëse”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Lezhë.